Vizitë shtetërore në Simtex: Kryeministri Albin Kurti vlerëson inovacionin dhe prodhimin tonë
Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju vizitën e fundit të Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti, në ambientet e fabrikës sonë në Kaçanik. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri u njoh nga afër me teknologjinë moderne dhe kapacitetet tona prodhuese në hapësirën prej 12,500 m².
Me një investim prej 17 milionë eurosh, Simtex vazhdon të mbetet një shtyllë e rëndësishme e industrisë së tekstilit dhe punësimit në vend. Vlerësimi i lartë nga kreu i qeverisë na motivon të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt ekselencës dhe rritjes së eksporteve "Made in Kosova".
